Moderatorja Lei Kraja ka hapur zemrën për vitin 2025 gjatë një interviste në emisionin Ftesë në 5, duke rrëfyer sfidat e saj personale dhe dëshirat për vitin e ardhshëm.
E prekur dhe mes lotësh, Lei tregoi se ka kaluar momente të vështira për shkak të problemeve shëndetësore dhe ngarkesës së madhe në punë, përvoja që e bëri të reflektojë dhe të jetë më mirënjohëse për jetën.
Duke folur për vitin 2026, moderatorja shprehu dëshirën për një dasmë dhe një fëmijë. E pyetur nga Bieta rreth deklaratës për të pasur një fëmijë me Arbër Çepanin, Lei theksoi se qëndrimi ishte miqësor, por shtoi se e uron një shtatzëni.
Rrëfimi i saj tregon një moment të ndjeshëm dhe të sinqertë, duke i dhënë publikut një pasqyrë të ndjenjave dhe pritshmërive personale të moderatorës për vitin e ri.


