Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    New York Times: Vuçiç nxiti kryeministrin të dorëhiqej për të qetësuar protestuesit

    January 29, 2025
    New York Times: Vuçiç nxiti kryeministrin të dorëhiqej për të qetësuar protestuesit
    Millosh Vuçeviç,

    SERBI– Një ditë më parë ka dhënë dorëheqjen kryeministri serb, i shtyrë nga protestat e studentëve. Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se ky është një largim i urdhëruar nga Presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç, një formë kjo që sipas tij të qetësonte protestuesit.

    “I goditur nga javë të tëra demonstratash në rrugë të udhëhequra nga studentët, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të martën sakrifikoi kryeministrin e tij në një përpjekje për të qetësuar protestat që kishin përfshirë qytete të tëra, duke paraqitur një sfidë të madhe për kontrollin e tij prej dekadash në pushtet”.

    ARTIKULLI: 

    Kryeministri Millesh Vuçeviç, aleat i ngushtë i Vuçiçit dhe lider nominal i Partisë Progresive Serbe, deklaroi se po jep dorëheqjen për të mos ngritur më tej tensionin në shoqëri, vetëm disa orë pasi Vuçiç kërkoi një rikonfigurim urgjent dhe gjithëpërfshirës të qeverisë.
    I aftë në manovrimin brenda politikës serbe, si dhe mes Rusisë dhe Perëndimit, Vuçiç ka një histori të gjatë të hedhjes së aleatëve të tij jashtë, të paktën për një kohë, dhe të shpërbërjes së partive opozitare.
    Kundërshtarët janë përpjekur ta sfidojnë atë në zgjedhje, por janë bashkuar me protestat që udhëhiqen nga studentët.
    Nuk është e qartë nëse largimi i kryeministrit do të qetësojë apo ndoshta madje do të eskalojë protestat në mbarë vendin, të cilat janë shtyrë nga zemërimi publik për vdekjen e 15 personave në një aksident në stacionin hekurudhor në Novi Sad gjatë nëntorit.
    Studentët, të cilët tashmë prej javësh bllokojnë fakultetet, u mblodhën të martën para selisë së partisë në pushtet në Novi Sad, ku mbështetës të paidentifikuar rrahën disa studentë.
    Muri i zyrave të partisë ishte mbuluar me grafite me mbishkrime si “vrasës”, “hajdutë”. Aktivistët që kundërshtojnë qeverinë vazhduan protestat edhe në Nish.
    Vuçiç premtoi të hënën se do të plotësonte një nga kërkesat kryesore të studentëve – publikimin e kontratave dhe dokumenteve të tjera lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, të realizuar nga një kompani kineze dhe nënkontraktorët e saj.
    Shumica e kërkesave fillestare të studentëve janë plotësuar, përfshirë procesimin e përgjegjësve për katastrofën dhe shkarkimin e ministrave që mbikëqyrën projektin e rindërtimit, përfshirë ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe ministrin e Tregtisë.
    Megjithatë, ndërsa protestat janë përshkallëzuar, politikanët opozitarë kanë filluar të kërkojnë që Vuçiç të formojë një “qeveri kalimtare”.
    “Vuçiç po përpiqet të fitojë kohë, duke pritur që protestat të pushojnë” tha Dragomir Angjellkoviç, analist politik që mbështet studentët.
    Protestat, sipas tij, do të vazhdojnë, pasi dorëheqja e kryeministrit “është vetëm një përpjekje për një mashtrim të ri”.
    Presidenca e Serbisë dikur ka qenë një pozicion kryesisht ceremonial, por që nga koha kur Vuçiç mori funksionin e presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017, pas një mandati si kryeministër, ajo është shndërruar në qendër dominuese të pushtetit në Serbi dhe një fokus të zemërimit të opozitës.
    Kriza politike në Serbi, ku dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, ka punuar për një marrëveshje për një hotel luksoz të Trump në qendër të Beogradit, krijon një dilemë për administratën e re amerikane.
    Nën presidentin Biden, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të tërheqin Vuçiçin, duke u munduar ta ndajnë atë nga partneriteti tradicional i Serbisë me Rusinë, ndërsa politikanët opozitarë e kanë kritikuar atë për qasjen e tij të butë ndaj presidentit të Serbisë.
    Politika e administratës Biden ka dhënë disa rezultate, përfshirë shitjen sekrete të municionit dhe armëve të Serbisë, me vlerë pothuajse një miliard dollarë, të cilat do të përdoren nga Ukraina kundër forcave ruse, si dhe mbështetje për Serbinë në rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënojnë invazionin rus.
    Megjithatë, Serbia ka qëndruar e palëkundur ndaj presioneve për t’u bashkuar me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka miratuar qëndrimet ruse në përgjigje të protestave, duke pretenduar se ato janë një përpjekje për të realizuar një “revolucion të ngjyrosur” nën drejtimin e “agjentëve” të Perëndimit.
    Serbia javën e kaluar deportoi pesë aktivistë nga Kroacia, të cilët u akuzuan për ndihmë për grupet serbe të përfshira në protestat.
    Serbia aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2009, por orientimi i saj drejt Rusisë, dyshimet mbi angazhimin e saj për demokraci dhe problemet e tjera ngadalësuan anëtarësimin.
    Disa analistë dhe diplomatë thonë se Rusia po nxit protestat për të shtuar presion ndaj Vuçiqit për të braktisur “ndjekjen e tij të herëpashershme të Perëndimit”. Veteranët serbë të luftës iu bashkuan protestave të fundit duke valëvitur flamujt rusë./Radar.al 

    Aleksandër Vuçiç Millosh Vuçeviç New York Times
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.