Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nesër starton edicioni i 9-të i Maratonës së Tiranës, policia njofton planin e masave, ja rrugët që bllokohen

    October 18, 2025

    Nesër, Tirana do të mirëpresë edicioni i nëntë i Maratonës, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Shqipëri, që mbledh mijëra vrapues nga e gjithë bota.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga edicionet e mëparshme, duke shprehur emocionet për këtë aktivitet që këtë vit përkon edhe me titullin e Tiranës si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

    Në edicionin e kaluar, mbi 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vendet e huaja si Polonia, Ukraina, Kosova e Austria, sfiduan veten në një garë emocionuese dhe të vështirë, duke dhënë maksimumin për të arritur linjën e finishit.

    Për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes, Policia e Tiranës ka marrë masa të rrepta. Nesër, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në një sërë segmentesh rrugore kryesore, duke përfshirë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, “George W. Bush”, “Lek Dukagjini” dhe disa bulevarde të tjera që preken nga itinerari i maratonës.

    Gjithashtu, itinerari i mjeteve të transportit urban do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, ndërsa qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknik dhe pasagjerësh (përveç transportit urban) do të ndalohet brenda Unazës së Madhe, për të siguruar një aktivitet të sigurt dhe pa pengesa.

    Ngjarja pritet të sjellë një atmosferë festive dhe sportive, duke shndërruar kryeqytetin në një qendër ndërkombëtare të sportit dhe aktivitetit fizik.

    edicioni i 9-të Maratona e Tiranes policia rrugët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Armando Broja dëmtohet sërish, ja sa rrezikon të mungojë sulmuesi

    July 28, 2026

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.