Site icon Informohu siç duhet

Nesër nata e shumëpritur/ Starton “Papare Najt”, aktorët zbulojnë risitë e spektaklit

Nesër nata e shumëpritur/ Starton “Papare Najt”, aktorët zbulojnë risitë e spektaklit

Të shtunën në mbrëmje në ekranin e “Vizion Plus” do të njihemi më spektaklin më të ri të humorit “Papare Najt”, një spektakël nga mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj.

Disa nga aktorët siç kemi raportuar dhe më herët do jenë Xhevahir Zeneli, rikthimi i Behar Merës, Xhejn Fama, Ori Bici, Genc Lleshi, Kejda Çupi, Delian Topulli dhe Ersiljano Xhemollari.

Mëngjesin e sotëm në “7pa5” ishin të ftuar 3 prej aktorëve që priten të jenë pjesë e show-t të humorit, Genc Lleshi, Orena Bici dhe Xhejni Fama.

Ky i fundit zbuloi se një emision mëngjesi do luhet në Papare Najt dhe Xhejni Fama zbuloi se personazhi që do luajë do quhet Alma dhe kjo shkaktoi të qeshura në studio mes moderatorëve të programit.

 Ne gjithmonë do kemi risi dhe do sjellim tematika në mënyrën më të bukur artistike dhe humoristike. Çdo gjë duam të japim një mesazh në fund. Nuk do t’i zhgënjejmë.  Është sfidë më vete dhe njerëzit do kenë pritshmëri duke marrë parasyshë ecurinë e Al Pazar. Ne jemi vend i vogël dhe kishim 4 shoë me pothuajse të njëjtin format. Dhe njerëzit mund të velen me këtë. Sepse javë për javë të sjellësh materiale të reja“, u shpreh Xhejni.

Produkti i Al Pazar, siç e quan vetë Genc Lleshi zbuloi se në spektaklin e humorit do ruhen edhe disa nga karakteret e famshme dhe shumë të dashura të publikut shqiptar nga Al Pazar.

“12 vite me Al Pazarin. Jam produkt i Al Pazar dhe Vizion Plus. Papare Najt vjen në trajtën e Late Night Shoë. Shumë njerëz mezi presin karakteret. Dhe janë disa karaktere që janë ruajtur nga Al Pazar”, shprehet Genc Lleshi.

Teksa kolegët flasin për të, nuk harrojnë respektin dhe mirënjohjen për Gon Llakën.

Goni është strikt në punë, ushtarak në disiplinë. Shumë thonë që është serioz, por ai pjell humor dhe patjetër që ka humor. Gjithmonë është munduar që t’ja bëjë më të lehtë trupës së aktorëve. Është bërë si familje dhe tregojmë hallet dhe problemet e familjes. Goni të gjendet aty në çdo situatë dhe moment në çdo orë të ditës. Kemi patur fatin të punojmë me një profesionist. Dhe të gjitha të thëna më lart vinë si rrjedhojë e profesionalitetit. Jo vetëm Goni edhe Xhevo edhe Behari. Mjeshtra të humorit”, u shprehën aktorët.

 

Exit mobile version