E shtuna e 21 dhjetorit në këtë fundvit mund të shndërrohet në një ditë argëtimi pranë natyrës për fëmijet, pasi Bashkia e Tiranës njofton se është menduar për një sërë aktivitetesh dhe lojërash në Baldushk.
Festa e gjelit të detit është menduar të quhet ky organizim që ndihmon për të sjellë fëmijët sa më pranë natyrës dhe pse jo, për të pasur mundësinë për të zgjedhur nga afër “mbretin” e tryezës për darkën e ndërrimit të viteve.
Baldushku njihet si një nga zonat në periferi të Tiranës që çdo fundvit ofron gjelat e detit që shqiptarët e kanë traditë ta gatuajnë për tryezat e mëdha që organizojnë më 31 dhjetor.
View this post on Instagram


