Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Nëse nuk e bën shqiptarët të vr*sin”. Kokaina e kontrolluar nga biznesmenët

    April 9, 2025
    "Nëse nuk e bën shqiptarët të vr*sin". Kokaina e kontrolluar nga biznesmenët

    “Mafia shqiptare më merrte në telefon dhe më thoshte: ‘duam të dërgojmë 500 kg drogë’. Nëse nuk pranon, të vrasim”, kështu deklaron Cesar, një anëtar i “King Latin”, një bandë kriminale droge në Ekuador.

    Cesarit (emri i vërtetë i të cilit ende nuk dihet) BBC i ka kushtuar një artikull.

    Në shkrimin e bërë nga media e huaj raportohet mënyra se si ai u rekrutua nga një oficer i korruptuar i policisë kundër narkotikëve për të punuar për mafian shqiptare, një nga rrjetet më të frytshme të trafikut të kokainës në Europë.

    Cesar, 36 vjeç, në fillimin e rrugëtimit të tij në këtë drejtim punonte me kartele kur ishte 14 vjeç.

    Ai shprehet se ishte njeriu “perfekt” që shqiptarëve iu duhej, pasi ai di çdo shteg dhe nyjë se si funksionojnë bandat dhe trafiku i të “bardhës”.

    “Shqiptarët kishin nevojë për dikë që t’ua zgjidhte problemet. I njihja rojet e portit, shoferët e transportit, mbikëqyrësit e kamerave”, ka thënë ai.

    Pasi sqaron më tej dhe rolin e tij, Cesar ka thënë, ai u jepte për të ndihmuar në kontrabandën e drogës në portet e Ekuadorit ose për të bërë një “sy qorr”.

    Gjithashtgu ai na zbulon se si fitonte shuma të “kripura” në kontrabandistët shqiptarë.

    Fitonte rreth 3 mijë dollarë, për një punë, por edhe nëse paratë do të mungonin, ai sërish do të duhej që të “kopsiste” punët e tyre.

    “Nëse nuk bën një punë që kërkojnë shqiptarët, ata do të të vrasin”, ka thënë ai.

    Edhe pse me fitime marramendësë, Cezari shfaqety penduar që I është futur kësaj “valle”, pra tregtisë së drogës.

    Gjithsesi, ai sërish është “justifikuar” duke thënë se fajin e kanë vendet konsumatore.

    “Nëse konsumi vazhdon të rritet, kështu do të rritet edhe trafikimi. Do të jetë i pandalshëm”, ka thënë ai duke theksuar se ata që e pësojnë në fund të fundit janë punëtorët e zakonshëm.

    Në artikullin e bërë nga BBC shpjegohet më shumë dhe për rrugëtimin që kokaina bën për porosi të shqiptarëve.

    Zbulohet se pasi kokaina arrin në Ekuador nga Kolumbia ose Peruja, ajo ruhet në magazina derisa punëdhënësit e tij shqiptarë marrin dijeni për një kontejner transporti që do të niset nga njëri prej porteve në dretim të Evropës.

    Zbulohet se bandat përdornin tre metoda kryesore për të kontrabanduar kokainën në ngarkesa: fshehjen e drogës në ngarkesë para se të arrijë në port, thyerjen e kontejnerëve në port ose bashkimin e drogës me anijet në det.

    Përfaqësuesi i industrisë së bananeve, Jose Antopnio Hidalgo (ky, jo emri I vërtetë) shpjegon se mënyra e transportit të kokainës e cila ndiqet gjerësisht është ajo përmes kontejnerëve me banane.

    “Eksportet e bananeve përbëjnë 66% të kontejnerëve që largohen nga Ekuadori, 29,81% shkojnë në Bashkimin Europian, ku konsumi i drogës po rritet”, shpjegon ai.

    Më tej thueht se si disa prej bandave madje kanë krijuar kompani të rreme të importit ose eksportit të frutave në Evropë dhe Ekuador si një front për aktivitete të paligjshme.

    “Këta trafikantë evropianë paraqiten si biznesmenë,” ka shtuar ai.

    Një shembull famëkeq mbetet Dritan Gjika, i akuzuar si një nga drejtuesit më të fuqishëm të mafias shqiptare në Ekuador.

    Nga hetiemt e deritanishme prokurorët zbuluan se kishte aksione në kompanitë e eksportit të frutave në Ekuador dhe kompanitë e importit në Evropë, të cilat i përdorte për trafikimin e kokainës.

    Ai mbetet në arrati, por shumë nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pas një megaoperacioni ndërkombëtar.

    Avokatja Monica Luzárraga mbrojti një nga bashkëpunëtorët e tij dhe tani ka dhënë më tepër detaje se si kanë funksionuar apo dhe vazhdojnë të funksionojnë këto rrjete.

     “Në ato vite, eksportet e bananeve në Shqipëri lulëzuan”, thotë ajo.

    Por kush është Dritan Gjika:

    Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Gjika 48 vjeç është personi, i cili akuzohet për drejtimin e  një bande kriminale  që trafikonte drogë midis Ekuadorit dhe Evropës.

    Emri i Gjikës u zbulua nga policia ekuadoriane, e cila zhvilloi një meagoperacion antidrogë në  57 vende te ndryshme ne bashkëpunim me autoritetet spanjolle.

    Në kuadër të aksionit policor u arrestuan në total 30 persona.

    Autoritetet thanë se operacioni kriminal synonte të importonte të paktën 3.2 ton në portet e Spanjës të fshehur mes bananeve, duke përfituar nga pozicioni i Ekuadorit si eksportuesi numër një në botë i frutave.

    “Koka” që drejtonte grupin e trafikimit të drogës, Dritan Gjika, prej vitesh jeton në Ekuador dhe njihet për lidhjet që ka pasur me Ruben Cherres, mik i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso.

    Dritan Gjika, njihet edhe me nofkën “shkodrani”, edhe pse nuk rezulton të jetë me origjinë nga Shkodra.

    Siç dhe u bë me dije më herët Gjika kishte ngritur një biznes me frutat ekzotike dhe nga ai moment ishte vendosur në Ekuador.

    Pse po rriten eksportet?

    Në portet e Ekuadorit, policia dhe forcat e armatosura përpiqen të kontrollojnë situatën.

    Policia skanon çdo kuti banane, madje edhe zhytësit e policisë kontrollojnë nën anije mos ndoshta trafikantët kanë fshehur drogën.

    Të gjithë janë të armatosur, madje edhe ata që thjesht ruajnë kutitë e bananeve përpara se ato të ngarkohen në kontejnerë transporti.

    Kjo sepse nëse droga gjendet gjatë një kontrolli, ka të ngjarë të përfshihet një punonjës i korruptuar i portit dhe mund të shkaktojë një incident të dhunshëm.

    Pavarësisht këtyre përpjekjeve, policia thotë se sasia e kokainës që po kontrabandohej me sukses nga Ekuadori ka arritur një rekord të lartë.

    Gati 300 ton drogë u kapën vitin e kaluar, një rekord i ri vjetor, sipas ministrisë së brendshme të Ekuadorit./ Marrë nga BBC

    BBC kokaina ne ekuador kompani frutash shqiptarët të vr*sin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.