Nëse do të shkoni në Itali të vizitoni lokacionin e famshëm të shatërvanit të Trevit duhet ta dini mirë të mos e bëni këtë veprim.
Një grua u gjobit pasi policia e pa që ajo po tentonte të futej me të dyja këmbët në shatërvan.
Mediat italiane raportojnë se oficerët e policisë lokale në Romë, të angazhuar në shërbimet e vëzhgimit të përditshëm në zonën e Piazza di Trevi, identifikuan dhe ndaluan një grua që synonte të hynte në shatërvanin monumental, duke zhytur të dyja këmbët.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, pak pas orës 17:00.
Gruaja, një 50-vjeçare italiane, është gjobitur me rreth 450 euro, në bazë të Rregullores së Policisë Urbane.
Përgatiti Radar.al


