TIRANË– Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga afati i fundit për rregjistrimin e Partive Politike në KQZ, në Selinë Blu vijojnë takimet me aleatët e saj për negociatat për koalicion në zgjedhjet e 11 majit.
Mesditën e kësaj të mërkure, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shkuar sërish në selinë blu.
Kjo vjen pasi Partia e Lirisë ka pretendime për të pasur më shumë deputetë në listat e sigurta të PD-së. Ndërkohë, janë shtuar 20 kandidatë të tjerë në primaret e PD, ku ndër të tjera është Xhemal Gjunkshi, duke e braktisur Bashën.
Kujtojmë gjithashtu se sot është konfirmuar se ish-prokurori Arjan Ndoja ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret brenda Partisë Demokratike, duke “luftuar” kështu me demokratët e tjerë për një vend në Parlamentin shqiptar.
Bëhet me dije se Berisha i kishte lënë afat shtesë disa personave, të cilët kishin kërkuar që të kishin më tepër kohë në dispozicion, mes tyre ka qenë dhe ish-prokurori Arjan Ndoja./Radar.al


