Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Negociatat e Ukrainës: Çfarë roli luan Turqia?

    February 27, 2025
    Negociatat e Ukrainës: Çfarë roli luan Turqia?
    Erdogan dhe Zelensyk takohen në Ankara më 18 shkurt

    Turqia, ashtu si BE-ja, është përjashtuar nga diplomacia SHBA-Rusi për Ukrainën. Por presidenti Erdogan dëshiron që vendi i tij të jetë pjesë e negociatave të ardhshme për Ukrainën. Sa realiste është kjo kërkesë?

    Në luftën Rusi – Ukrainë ka filluar një epokë e re pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trumpdhe presidentit rus Vladimir Putin, mosmarrëveshjeve të hapura midis SHBA-së dhe evropianëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe disa zhvillimeve të tjera. Aktivitetet diplomatike janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit: para së gjithash, evropianët dhe vetë Ukraina po përpiqen të riorganizohen. Pikërisht për këtë arsye presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Turqinëkëtë javë.

    Turqia aktualisht nuk është ulur në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, por presidenti i saj Recep Tayyip Erdoganende ka shpresë se vendi i tij do të luajë një rol kyç në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë si dhe në arkitekturën e re të sigurisë.

    Balanca e Turqisë mes Rusisë dhe Ukrainës

    Gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Turqiavazhdimisht u përpoq të mbante kanalet diplomatike të hapura për të dyja palët, duke kultivuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin. Erdogan dëshiron të vazhdojë këtë politikë.

    Ai e përsëriti këtë gjatë vizitës së Zelenskit në Ankara. Erdogan deklaroi se Turqia do të japë të gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar që negociatat të përfundojnë në një paqe të qëndrueshme. Ai rekomandoi Turqinë si “një mikpritëse ideale për bisedimet e mundshme midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA”. Erdogan theksoi se të dyja palët e shohin Turqinë si një “ndërmjetësues të besuar”. Por nuk dihet nëse ky propozim do të pranohet.

    Anashkalimi i Turqisë

    Helin Sari Ertem, një shkencëtare politike në Universitetin Medeniyet në Stamboll, thekson se Turqia prej kohësh dëshiron të marrë rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt si një fuqi rajonale në rritje. Megjithatë, përpjekjet turke kohët e fundit kanë hasur në pengesa.

    “Turqia është ndjerë e përjashtuar – ashtu si edhe vendet evropiane – që nga samiti SHBA-Rusi në Arabinë Saudite. Kjo duhet theksuar qartë.” Ankaraja ka investuar shumë në rolin e saj ndërmjetësues. “Por a do të luajë akoma Turqia një rol? Është e mundur që SHBA-ja e do këtë,” thotë Ertem, duke shtuar se Turqia është e gatshme të marrë këtë rol.

    Turqia ka luajtur një rol konstruktiv në krijimin e të ashtuquajturit “korridori i grurit” në Detin e Zi, i cili mundësoi eksportin e produkteve kryesore ushqimore nga Ukraina. Fatih Ceylan, ish-ambasador turk në NATO, kujton se Ankaraja u përpoq të ndërmjetësonte negociatat në Antalia dhe Stamboll në muajt e parë të luftës. Megjithatë, përjashtimi i Evropës nga diskutimi për rolin e Turqisë i ka vënë të gjithë partnerët evropianë të Ukrainës – dhe vetë Turqinë – në një pozitë të palakmueshme. Derisa të bëhet e qartë se çfarë lloj plani po propozohet, është e pamundur të jepet ndonjë mbështetje e vlefshme. “Është një iluzion”, thotë Ceylan.

    Ai paralajmëron se kriza aktuale në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Evropës për sigurinë, ekonominë dhe tregtinë mund të prekë edhe Turqinë. “Nëse dikush mendon se mund të qëndrojë anash, ky është një iluzion”, thekson Cejlan. Dobësimi i ekonomive evropiane për shkak të konfliktit do të ndikonte negativisht edhe në bilancin tregtar të Turqisë. “Kjo do të prekte drejtpërdrejt edhe Turqinë,” përfundon ai.

    Turqia dhe siguria në Ukrainë

    Gjatë një konference për shtyp me Erdoganin, Zelensky theksoi rëndësinë e garancive gjithëpërfshirëse të sigurisë për Ukrainën. Pak para se të largohej nga Ankaraja, ai përsëriti këtë kërkesë para gazetarëve: “Nëse NATO nuk është një garanci, atëherë kush do të garantojë sigurinë tonë?”

    “Ne diskutuam me presidentin Erdogan edhe garancitë e mundshme të sigurisë nga vendet e forta me ushtri të forta, duke përfshirë Turqinë”, tha ai.

    Sipas Fatih Ceylan, ka ende shumë pyetje të hapura: “Nuk mjafton vetëm të thuhet: Ne do të dërgojmë trupa! Pra, së pari, negociatat dypalëshe midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të transferohen në një kuadër më të gjerë, shumëpalësh”.

    Vetëm atëherë Turqia mund të luajë një rol më të rëndësishëm. Helin Sari Ertem beson se Turqia, ngjashëm me vendet evropiane, mund të përfshihet në ruajtjen e paqes në Ukrainën lindore. Ankaraja mund të jetë më e përgatitur për këtë se sa shumë anëtarë të BE-së.

    Deti i Zi dhe Konventa e Montreux

    Erdogan vuri në dukje se rregullat e reja mbi sigurinë e trafikut detar në Detin e Zi mund të jenë një element kyç i ndërtimit të besimit për procesin e paqes. Fatih Ceylan paralajmëron se nëse Rusia ruan territoret e pushtuara në Ukrainë pas negociatave të paqes, rëndësia e Detit të Zi do të merrte një dimension të ri. Në atë rast, siguria e lundrimit detar në Detin e Zi do të duhej të rishikohej dhe Turqia në mënyrë të pashmangshme do të bëhej pjesë e këtyre garancive të sigurisë.

    Nëse flitet për një proces të shpejtë paqeje në të ardhmen, siguria e Detit të Zi, veçanërisht kalimi i lirë i anijeve tregtare, do të bëhet një temë edhe më e rëndësishme. Politologu Ertem kujton se gjatë luftës në Detin e Zi, minat u vendosën pranë brigjeve të Ukrainës dhe Rusisë, duke rrezikuar anijet tregtare, të cilat Turqia i vlerëson shumë. Rumania, Bullgaria dhe Turqia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje për heqjen e tyre.

    “Që nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad, ne shohim se çështja më e diskutuar është sigurimi i paqes brenda Ukrainës. Megjithatë, kjo nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të paqes territoriale në Ukrainë. Paqja në Detin e Zi gjithashtu duhet të sigurohet. “Unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që Turqia do t’i kushtojë vëmendje,” përfundon Ertem./DW

    Erdogan turqia Ukrainë Volodymyr Zelenskyy
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    July 21, 2026

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.