TIRANË– Teksa jemi në prag të festave të fundvitit, sot në këtë artikull Radar.al ju sjell disa kuriozitete mbi bestytnitë e disqa vendeve gjatë Krishtlindjeve.
Portugalia
Gjatë Krishtlindjeve shpesh do të vendosen vende shtesë në tryezën e ngrënies për të afërmit e vdekur. Përveç kujtimit të anëtarëve të familjes që mungojnë, mendohet se do të sigurojë fat të mirë për familjen vitin e ardhshëm.
Greqia
Me siguri do të çuditeni edhe me atë se çka besojnë grekët, por është e vërtetë. Gjatë krishtlindjeve mendoni se një aromë e këndshme është ajo e gëshenjave të pjekura apo frutave të tjerë të stinës, por në Greqi këpucët e vjetra digjen ritualisht në kohën e Krishtlindjes. Besohet se era e keqe do t’i largojë nga shtëpia goblinët e Krishtlindjeve, të njohur në vend si “Kallikantzaroi”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në Amerikë ka bestytni të Krishtlindjeve që lidhen me martesën dhe gjetjen e dashurisë së jetës suaj. Thuhet se nëse një grua e pamartuar viziton një stallë derri në mesnatë në prag të Krishtlindjes, ajo do të martohet.
Çekia
Nëse në Evropën Perëndimore preferohet më shumë mishi i shpendëve për Krishtlindje, në Evropën Lindore është krapi ai që shërbehet më shpesh.
Një mikpritës supersticioz në Republikën Çeke mund të vendosë një luspë të vetme nga peshku poshtë pjatës së një mysafiri, duke besuar se do të sjellë pasuri.
Filipinet
Filipinet kanë një popullsi të madhe të krishterë dhe festimet fillojnë shumë herët në krahasim me pjesën tjetër të botës. Një bestytni filipinase ju ndalon të bëni dush në ditën e Krishtlindjes. Nëse e bëni këtë, sugjerohet se do të lani bekimet e ditëlindjes së Jezusit dhe mund të vuani nga një sëmundje e çuditshme dhe afatgjatë./Radar.al


