Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Në Tepelenë votat u numëruan me AI/ Celibashi: Ishte një test i suksesshëm

    November 10, 2025

    TIRANË–  Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi teksa bëri publik rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për 5 Bashki të vendit, u ndal tek risia e këtyre zgjedhjeve, numërimi me inteligjencë artificiale i votave në bashkinë e Tepelenës.

    Kreu i KQZ e vlerësoi përdorimin e Inteligjencës Artificiale si një test të suksesshëm, duke theksuar se leximi i fletë së votimit u bë pothuajse me saktesi te plote.

    “Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kontrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komisionarëve, testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ. Leximi dhe numërimi fletëve u krye me sukses të plotë duke përdorur AI. U lexuan dhe analizuan në kohë reale nga programi përkatës kompjuterik. Në përgjithësi leximi dhe analiza e këtyre pamjeve prodhoi thuajse 100% të njëjtin rezultat me atë që ndoli nga numërimi fizik. Pamjet e faqes ballore të fletës, u lexuan me saktësi të plotë nëpërmjet sistemit të Inteligjencës Artificiale. U konstatuan vetëm disa pasaktësi në leximin e pjesës së pasme të fletës së votimit. Vlerësojmë që në të ardhmen arritja e saktësisë 100% do të varet nga ndërtimi i disa protokolleve teknike që do të duhet të respektohen nga numëruesit dhe komisionerët. Së pari, e qartë se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor që rezultatet nëpërmjet teknologjie të konsiderohen ligjërisht zyrtare.”-deklaroi ai.

    I pyetur nëse Inteligjenca Artificiale të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme lokale në 2027, ai nuk e përjashtoi si mundësi.

    “Inteligjenca Artificiale në rastin e zgjedhjeve mund të përdoret për shumë aspekte të procesit zgjedhor. Ne e pamë me dobi për ta përdorur për numërimin e fletëve të votimit. Në këtë rast përdorimi i AI nuk shmang komisionerët apo numëruesit, sepse do të duhet të jetë dikush që shfaq letrat para kamerës. Në kuptim të kohës, saktësisë apo edhe të elementëve të tjerë, për gjykimin tonë do të ishte e udhëz që të përdorej në të ardhmen. Gjithmonë nëse ne përdorim këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Nëse përdorim pajisjet elektronike këtë proces e kryen vetë pajisja. Për sa kohë AI po përdoret në shumë aspekte të jetës globale, nuk ka arsye pse në proceset zgjedhore të mos përdoret.“-tha Celibashi./Radar.al 

    AI Ilirjan Celibashi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.