VLORË– Një situatë e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, ku një kamerier 18-vjeçar është dhunuar nga ish-shefi i qarkullimit Vlorë, gjatë orarit të tij të punës në lokal.
Menjëherë pas ngjarjes, pati reagime të shumta, deri tek Kryeministri Rama, ndërsa sëfundmi ka prekur me mesazhin e saj edhe mësuesja kujdestare e të riut, i cili siç edhe deklaroi vetë në një reagim të mëparshëm ku tregonte rrethant e ngjarjes, sapo kishte mbushur 18 vjeç.
Vali Veshaj, mësuese e të riut, shprehet se 18-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer dhe se punonte për të siguruar shpenzimet e maturës.
REAGIMI:
“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa se kjo është rinia e cila nuk e gjen veten askund./Radar.al


