Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Në listën e Inter Majemit/ Silvinjo: Nuk largohem nga Shqipëria, s’kam asnjë dyshim për të ardhmen!

    November 22, 2024
    Në listën e Inter Majemit/ Silvinjo: Nuk largohem nga Shqipëria, s’kam asnjë dyshim për të ardhmen!
    Silvinjo

    TIRANË– Vendi i fundit në grup, rënia një ligë më poshtë, apo loja e shfaqur e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, i ka lënë një shije të hidhur ambientit rreth Kombëtares.

    Nuk e fshehu zhgënjimin as Armand Duka, por kreu i FSHF-ës kërkoi një analizë të qetë dhe të detajuar. Në kulmim e diskutimit mbi Silvinjon, për të ardhmen e tij, për të ndezur edhe më shumë ambientin ka menduar “Mundo Deportivo”, me të përditshmen spanjolle e cila lidh emrin e trajnerit të Kombëtares shqiptare me një transferim të mundshëm tek Inter Majemit, skuadër ky militojnë yje si Leo Mesi, Suarez, Buskets dhe që është në pronësi të ikonës David Bekam.

    Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”, Tata Martino, trajneri aktual i Inter Majemit, pritet të shkarkohet në orët në vijim, ndërsa drejtuesit e klubit amerikan po studiojnë tregun për të gjetur një trajner të ri. Sipas medias spanjolle thuhet se favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Inter Majemit është Çavi Hernandes. Çavi është një mik shumë i ngushtë i Mesit dhe pjesës tjetër të ish-lojtarëve të Barcelonës, por Çavi dhe Silvinjo nuk janë të vetmit kandidatë në këtë listë, pasi sipas gazetës Ole, mes pretendentëve janë edhe emra si Alegri, Ten Hag apo Lampard. Duke u rikthyer te Silvinjo, kujtojmë që braziliani rinovoi kontratën e tij me FSHF-në edhe me një tjetër vit pas përfundimit në korrik të këtij viti.

    TRAJNERI

    Në përfundim të humbjes me Ukrainën, Silvinjo u pyet nga gazetarët nëse ishte i bindur për vazhdimin në krye të Kombëtares shqiptare edhe në kualifikueset e Botërorit, me trajnerin i cili nuk kishte asnjë lloj dyshimi, të paktën nga përgjigja që vetë dha: “Sigurisht. Nuk ndryshon asgjë. Kemi bërë kualifikuese të mira, ndërkohë tani një vit më vonë, kemi bërë keq. Duhet të përmirësohemi, kemi vend për tu rritur dhe me objektivin për Botërorin, që do të ishte çmenduri. Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj. Më vjen keq për rezultatin e fundit, por nuk mund ta hedhim poshtë të gjithën. Për tu përmirësuar po”, tha Silvinjo pas ndeshjes së fundit në grup me Ukrainën./PanoramaSPORT

    Inter Majemi Kombetarja Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.