Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në kundërshtim me PD-në/ Kryebashkiaku i Kavajës flet për marrëdhënie të hapur me Ramën: Komunikoj shpesh dhe…

    July 18, 2025

    Ndërsa Partia Demokratike vijon ta konsiderojë Edi Ramën “armik politik” pas zgjedhjeve të diskutueshme të 11 majit, kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, ka zgjedhur një qasje më pragmatike. I ftuar në Euronews Albania, ai deklaroi se ruan komunikim normal me kryeministrin, për çështje që lidhen me interesin e qytetit.

    “Për çdo shqetësim zyrtar apo çështje për të mirën e qytetit, komunikoj me kryeministrin dhe në shumicën e rasteve ai ka reaguar pozitivisht”, tha Qosja, duke sqaruar se pavarësisht se është përfaqësues i PD-së, merr pjesë rregullisht në mbledhjet që Rama zhvillon me kryetarët e bashkive.

    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur zyrtarisht PD-ja, e drejtuar nga Sali Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me Ramën, duke e shpallur publikisht “të padiskutueshëm në mosmarrëveshje”.

    Megjithatë, Qosja duket se i jep përparësi bashkëpunimit institucional mbi përplasjet politike. Në lidhje me legalizimet, ai tha se nuk ka pse t’i tregojë Ramës planin e punës, por nuk e mohoi komunikimin e rregullt me të.

    Batutat e shkëmbyera mes tij dhe Ramës në takimet me kryebashkiakët e vendit kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen. Në një prej tyre, kur Qosja përmendi disa vendime legalizimi, Rama iu përgjigj me ironi:
    “Je 0! Je demokrat komplet!”
    Ndërsa Qosja replikoi: “Po, normalisht që demokrat jam.”

    Kjo qasje e hapur e Qosjes e vendos atë në një linjë të kundërt me retorikën zyrtare të PD-së, duke ngjallur diskutime mbi rolin dhe lirinë vepruese të kryebashkiakëve demokratë në një realitet politik të polarizuar.

    Edi rama Fisnik Qosja Kavajë kryetari i bashkise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.