GJIROKASTËR– Një 51-vjeçar shqiptar me dy identitete është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi kërkohej nga drejtësia italiane.
Autoritetet italiane e kanë dënuar në mungesë me 10 vite burgim për trafik droge.
I arrestuari është Fatbardh Çela, allias Gentian Çela, nga Këlcyra, aty ku dhe u finalizua operacioni i koduar “Fugitive” (Arratisja), me qëllime ekstradimi drejt Romës.
NJOFTIMI:
“Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Fugitive”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarkun e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë 51-vjeçari Fatbardh Çela alias Gentian Çela, banues në Këlcyrë, i cili ishte dënuar me 10 vite burgim nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike./Radar.al


