Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    Kuvendi i Kosovës seancë përkujtimore në nder Eliot Engel

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy të rinjtë

    May 2, 2025

    TIRANË– Dy të rinjë shqiptarë të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

    Bazuar në njoftimin zyrtaar të policisë, mësohet se nga Gjermania është ekstraduar 21 vjeçari Danjel Lalaj, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me një vendim të vitit 2021 për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Ndërkohë në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano dhe ekstradimi drejt vendit tonë i 35 vjeçarit Kledjon Berberi, banues në Korçë.

    Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”.

    35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin me iniciale K. V.

    Interpol Tirana

    Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, kapet në Gjermani dhe ekstradohet në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.

    Po në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

    Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:

    ✅Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi Danjel Lalaj, 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    ✅Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit Kledjon Berberi, 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V.

    Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim./Radar.al

    6 dekada karrierë në film e TV/ Aktorja amerikane shuhet në moshën 100-vjeçare

    Vidhet dega e PD në Cërrik, janë marrë kompjutera dhe një televizor

    Vetëm në të brendshme dhe i “larë” në gjak, momenti kur turisti amerikan del nga banesa ku vr*u gruan

    Shkuan në Shkodër për pushime, amerikani pasi m*sakroi gruan turisti preu damarët

    ekstradohen nga Italia dhe Gjermania dy të rinjtë gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    April 24, 2026

    Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë/ Arrestohet në Laç 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Madridit

    April 24, 2026

    Kuvendi i Kosovës seancë përkujtimore në nder Eliot Engel

    April 24, 2026

    Plagoset me ar*ë zjarri një 35-vjeçar, i riu paraqitet në Spitalin e Traumës

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.