Princi Andrew ka njoftuar se do të heqë dorë nga të gjithë titujt e tij mbretërorë, përfshirë atë të Dukës së Jorkut, pas akuzave të vazhdueshme që, sipas tij, po dëmtojnë imazhin e Familjes Mbretërore.
“Në diskutim me Mbretin dhe familjen time, kemi vendosur se akuzat e vazhdueshme për mua shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e Madhërisë së Tij dhe e Familjes Mbretërore. Kam vendosur, si gjithmonë, ta vë detyrën time ndaj familjes dhe vendit në radhë të parë. I qëndroj vendimit tim pesë vjet më parë për t’u larguar nga jeta publike,” shkruhet në deklaratë.
Princi Andrew shton se, me marrëveshjen e Mbretit, ka vendosur të bëjë një hap më tej, duke hequr dorë nga përdorimi i titujve dhe nderimeve të tij mbretërore. Ai mohon me forcë çdo akuzë kundër tij dhe thekson se vendimi është marrë për të mbrojtur familjen mbretërore dhe detyrën e saj.


