Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Në 2024, një familje shpenzoi 93 mijë lekë në muaj, 40% shkon për ushqime! Ja qyteti me konsumin më të lartë

    October 7, 2025

    Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).

    Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023. Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.

    Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.

    Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).

    Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.

    lg.php.gif

    Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.

    Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.

    Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.

    Tirana, me konsumin më të lartë

    Sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.

    Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë). Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.

    Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.

    Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.

    Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.

    Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.

    Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.

    Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.

    Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë). Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.

    Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.

    Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.

    Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore./Monitor

    2024 ekonomia Konsumi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    April 21, 2026

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    April 21, 2026

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    April 21, 2026

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.