Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ndryshuan hartën e kufijve të Butrintit, UNESCO thirrje qeverisë shqiptare: Me urgjencë të sqarohen kufijtë e pronës

    July 20, 2024
    Ndryshuan hartën e kufijve të Butrintit, UNESCO thirrje qeverisë shqiptare: Me urgjencë të sqarohen kufijtë e pronës

    Këtë vit nuk pritet që UNESCO ta listojë Butrintin në Trashëgiminë Kulturorë në rrezik.

    Por nga ana e UNESCO-s kërkohet që në Butrint të shmanget menaxhimi i fragmentarizuar dhe të sqarohen kufijtë e kësaj prone.

    Nga ky projektvendimi u kërkohet autoriteteve shqiptare të dorëzojnë hartën e kufjve të pronës,të cilat sipas burimeve, janë ndryshuar dy vjet më parë nga vetë qeveria shqiptare, pa marrë një miratim nga UNESCO.

    UNESCO përgjatë analizës së zhvillimeve të fundit në lidhje me Butrintin, thotë se Plani i Menaxhimit përfshin themelimin e Fondacionit për menaxhimin e ardhshëm të zonës A3, që njihet si qyteti antik për një periudhë kalimtare.

    “Është për të ardhur keq thuhet në analizën e UNESCOS , që ky proces mund të rezultojë në një mjedis menaxhimi të fragmentuar, pasi seksionet A3 nuk mbulojnë të gjithë pronën. Kjo duhet të shmanget me çdo kusht”, vlerëson UNESCO.

    UNESCO duke marrë parasysh që Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe se periudha e tranzicionit ka përfunduar, thotë se Komiteti mund të ftojë Shqipërinë të ndërmarrë një rishikim afatmesëm të zbatimit të tij bazuar në kuadrin monitorues.

    “Kërkohen sqarime urgjente sesi do të menaxhohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga përcaktimi A3 dhe administrohen nga Fondacioni Menaxhimit të Butrintit dhe se si do të sigurohet ruajta në këto zona”, thuhet në analizën e UNESCO-s.

    “Kjo është veçanërisht urgjente në kontekstin aktual, duke qenë se misioni UNESCO-s konfirmoi se në janar 2022, rreth 600 ha u tërhoqën nga Parku Kombëtar pranë Ksamilit, ku në atë kohë ishte në ndërtim e sipër një kompleks rezidencial turistik.Kjo sipërfaqe shtrihet brenda zonës tampon të pronës siç është miratuar në 2007 nga UNESCO dhe një pjesë e vogël e pronës gjithashtu mund të jetë shkelur nga ndryshimi kufijve , thotë UNESCO.

    “Është për të ardhur keq që është ende në pritje sqarimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon, që pritet që prej datës 15 shkurt 2023″, thotë UNESCO në analizën për Butrintin.

    UNESCO në projekt vendimin e saj shprehet se kërkon më tepër që Shqipëria të japë sqarime në lidhje me mbrojtjen e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe mbi mënyrën se si menaxhimet  do harmonizohen për të zhdukur fragmentizimin.

    Në projekt vendim Komiteti i Trashëgimisë Botërore “shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është ende në pritje dhe i kërkon Shqipërisë që të paraqesë, si çështje prioritare, një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe kufirin e zonës tampon që Qendra e Trashëgimisë Botërore ta marrë në shqyrtim”.

    Lidhur me dokumentet e UNESCO-s, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tha përmes një deklarate se e gjen projekt-vendimin dhe raportin analitik si shumë objektiv dhe tërësisht korrekt.

     

    Butrint kufijte unesco
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    May 2, 2026

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    May 2, 2026

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    May 2, 2026

    Leku i qëndrueshëm në prill, luhatje të lehta për dollarin dhe euron

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.