Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndryshon kategoria e lejes së drejtimit. Cilat procedura duhet të ndiqen?

    July 29, 2024
    Ndryshon kategoria e lejes së drejtimit. Cilat procedura duhet të ndiqen?

    1662 qytetarë përfituan nga lehtësimi i procedurave për ndryshimin e kategorisë së lejes së drejtimit.

    Këtë njoftim e bëri të ditur drejtori i drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, i cili informoi se kalimi nga leja e drejtimit e kategori B në D/D1 është thjeshtuar dhe nuk është më nevoja të kalosh përmes kategorisë C.

    Duke ndarë statistikat e 6-mujorit të parë të vitit 2024, Mëngra u shpreh se nga lehtësimi i këtyre procedurave janë kursyer direkt dhe indirekt 4,790,715 lekë.

    “Nga lehtësimi i këtyre procedurave janë kursyer 83,100 km vajtjeardhje dhe 139 ditë pune”, u shpreh Mëngra. Ai theksoi më tej se DPSHTRR angazhohet maksimalisht në ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së çdo shërbimi me procedurë të lehtësuar me qëllim matjen e efikasitetit.

    RAPORTI I TË ARDHURAVE

    Pak ditë më parë DPSHTRR ka ndarë informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për 6-mujorin e parë të vitit 2024 për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit. “Rritja e të ardhurave të realizuara me 136% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim: Totali i shërbimeve të ofruara: 1,563,273 krahasuar me janar-qershor 2019, 63% më shumë; qytetarë të shërbyer në 1 orë: 1,551 qytetarë të shërbyer në 1 orë 63% më shumë krahasuar me janar-qershor 2019; Numri i shërbimeve: 556,855; Ditë pune të kursyera: 249,571; Karburant i kursyer: 930,110 litra; lekë të kursyera: 1,736 mld lekë; rrugë të eliminuara: 13,3 km rrugë. Numri i shërbimeve RISI: 259,363 shërbime risi, 17% e totalit të shërbimeve; të ardhurat nga targat RISI: 115,567,666 lekë, 26% më shumë krahasuar me janarqershor 2023, nga të cilat 54% janë realizuar nga Targat e Personalizuara; Targa të personalizuara, me përzgjedhje, suvenirë: 4,379 targa”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

    HUMBJA E LEJES SË QARKULLIMIT

    DPSHTRR bën me dije gjithashtu se humbja e lejes së qarkullimit nuk ka përse të jetë një situatë stresuese. Me dy hapa të thjeshtë ju rifitoni të drejtën tuaj ligjore për të drejtuar mjetin: denonconi në ‘e-Albania’ “Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme” dhe pajisuni me vërtetimin e denoncimit të policisë. Drejtohuni pranë DRSHTRR-së ku ju keni vendbanimin dhe dorëzoni: Dokument Identifikimi, Vërtetimin e Denoncimit të Policisë, Certifikatën e pronësisë nëse nuk jeni pajisur me Lejen e re të Qarkullimit”, – bën me dije DPSHTRR. Aktualisht patentat kanë afat vlefshmërie deri në 15 vjet, nga 10 vite që ka qenë deri në mars të 2023-it. Vlefshmëria çdo 15 vite deri në moshën 70- vjeçare është për patentat e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç. Zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton.

    Sakaq, lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1. Ndërkohë patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit anulohet. Qytetarët mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

    Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor ka njoftuar se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KË/ton në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi. Me këtë ndryshim, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

     

    Ilir Mengra kategoria e lejes se drejtimit ndryshimet e bera
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.