TIRANË– Pedagogia dhe psikologia Arjana Muçaj teksa ka qenë e ftuar në një intervistë në Radar.al ka folur për ndikimin që ka ndrushimi i orës verore në atë dimërore.
Muçaj shprehet se ndryshimi i orës verore dhe asaj dimorë ndikon drejtpërdrejtë në aspektin psikologjik të çdo individi.
“Është folur shumë edhe në Europë që kjo orë të mos ndryshohet por mesa duket nuk është rënë dakord nëse duhet të mbahet ora dimërore apo ora verore. Për ta lidhur pak me ndikimin që ka në aspektin tonë psikologjik ndryshimi i orës sepse shumica prej ka një orë biologjike që është e lidhur me orën trupore që ne i themi pra kur duhe të flemë dhe kur duhet të zgjohemi, prishja e kësaj ore trupore sjell edhe pasoja në organizëm, por mbi të gjitha edhe në aspektin psikologjik të individit. Dhe menjëherë ndjejmë ndryshimet e para në momentin kur akrepat e orës lëvizin një orë para ose një orë pas.”-thotë ajo./Radar.al


