TIRANË– Sot në Kuvendin e Shqipërisë, ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë janë betuar sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Me dorën në Kushtetutë, pas leximit të formulës së betimit, secili prej tyre ka përsëritur fjalën: Betohem!
Prej ditës së sotme, 31 Korrik 2024, Pirro Vëngu zëvendëson Niko Peleshin si ministër i Mbrojtjes. Në Ministrinë e Financave Petri Malaj zëvendëson Ervin Meten. Taulant Balla zëvendëson Elisa Spiropalin si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërkohë nga ana tjetër Balla do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha si ministër i Brendshëm.


