PRISHTINË– Moderatorja e njohur nga Kosova, Rida Gërdovci, ka folur për marrëdhënien e saj me Marina Vjollcën. Shumë pak e dinë, por moderatorja Gerdovci është kunata e Marinës.
Pas një pauze të gjatë në ekran, Rida ishte e ftuar në emisionin ‘N’mal a n’det’ në ATV, ku tregoi gjerë e gjatë për jetën e saj.
Padyshim nuk munguan pyetjet në lidhje me raportin që ajo ka me Marinën.
“Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek.”-shprehet ajo.


