SHBA-ja ditët e fundit ka qenë nën alarm, pasi uragani “Milton” pritet të godas mbrëmjen e sotme ose të enjten herët në mëngjes Floridan.
Sipas një parashikuesi nga CBS Neës, uragani pritet që të godasë SHBA rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, raporton BBC.
Deanne Crisëell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave njoftoi se uragani “Milton” do të sjellë stuhi katastrofike.
Crisëell u shpreh se do të udhëtojë në Florida sot dhe do të qëndrojë atje për të parë ndikimin e uraganit.
Disa njerëz mund të jenë ende në gjendje të evakuohen në mënyrë të sigurt, por ata që vendosin të qëndrojnë duhet t’i lajmërohen autoriteteve lokale për t’u këshilluar.
Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. Ai vjen vetëm dy javë pasi Uragani Helene shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë juglindjen e SHBA.


