TIRANË-Në Prime-n e mbrëmjes së djeshme në në “Ferma VIP” këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka vendosur të lë përfundimisht rrugëtimin e saj, duke u larguar nga gara papritur.
Kjo ngjarje ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit “Prime”.
Nën errësirën e natës, Jonida është parë duke marrë valixhet e saj dhe duke braktisur përfundimisht ambientet e fermës.
Ndonëse një arsye zyrtare për këtë largim kaq drastik dhe të nxituar nuk është dhënë ende, situata brenda shtëpisë ka ngritur menjëherë dyshime të forta. Disa nga fermerët e tjerë nuk e kanë kursyer ironinë pas daljes së saj, duke lënë të kuptohet se shkaku i vërtetë i kësaj “arratisjeje” mund të ketë qenë “sfida e bajgave”. E vërteta e plotë pas këtij vendimi dhe arsyeja e saktë nga vetë Jonida pritet të zbulohen në orët në vijim./Radar.al


