TIRANË– Ditën e djeshme rreth orës 20:30, në Kombinat, tre persona, konkretisht A. M., 37 vjeç, F. B., 27 vjeç, dhe E. R., 40 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale.
Në momentin kur punonjësit e Policisë kanë kuptuar inskenimin e tyre, shtetasi E. R., ka tentuar të largohet me vrap.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë.
Të tre banues në Tiranë, janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– A. M., 37 vjeç, F. B., 27 vjeç, dhe E. R., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:30, në Kombinat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, dhe në momentin që punonjësit e Policisë kanë kuptuar inskenimin e tyre, shtetasi E. R., ka tentuar të largohet me vrap.
Materialet i kaluan Prokurorisë.


