TIRANË– Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë përballë “Doro City” në zonën e Unazës në Tiranë, ku një e moshuar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte vijat e bardha.
Kalimtarja është përplasur duke kaluar rrugën, aty ku në fakt ishte brenda rregullave të qarkullimit rrugor, e si shkak i shkeljes së rregullave nga drejtuesi i makinës ajo ka përfunduar në urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore.
Automjeti e ka hedhur disa metra të moshuarën, e cila madje është mbuluar nga një pellg gjaku.


