SHKUP- Këtë të hënë para se të niste konferenca për shtyp e dy kryeministrave maqedonas e kosovar, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti ka ndodhur një ‘skandal.’
Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se në vend të flamurit të Kosovës, kishin vendosur flamurin e BE-së, dhe vetëm pak minuta para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.
Kujtojmë se në delegacionin e Kosovës gjatë vizitës në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.


