Një ditë mësimi në shkollën “Siri Shapllo” në Gjirokastër nuk është më e zakonshme. Gjendja emocionale është e ngarkuar, pasi komuniteti shkollor është duke u përballur me pasojat e largimit nga jeta të 16-vjeçares, me të cilën ndanin të njëjtat mjedise në këtë institucion arsimor.
Ju mbahet e fshehtë! Eksperti: Një nga zbulimet më të mëdha shkencore, vitamina G. Ja efektet e saj
“Të gjithë jemi shumë të vrarë. Ndihemi të gjithë nga pak fajtorë“, shprehen nxënësit.
“Kishte tip të mbyllur. Rrinte vetëm. Kishte vetëm një shoqe“, thotë një nxënës.
Ngjarjen nuk e harrojnë dot prindërit e Irsës. Parehatinë e të qëndruarit 6 orë në klasë, Irsa e ndjerë, ua kishte shprehur javën e fundit të jetës. Ndërsa shqetësimi i tyre është pse shkolla nuk i ka njoftuar për mungesat e vajzës nga mësimi. Sidomos në ditën kur kreu aktin e rëndë.
“Erdhi njëherë në orën 10:00. E pyeta, më tha kisha pushim babi. Qëndroi 10 minuta, iku prapë. Në 11:00, erdhi prapë, qëndroi 5 min iku prapë. Në fund erdhi në orën 13:10, kur mësimin e mbaronin në 13:30. Nga shkolla dëgjuam që ka ikur duke qarë”, tregon babai i 16-vjeçares.
Ndiheni i lodhur dhe nuk i jepni dot shpjegim pse? Me trupin tuaj po ndodh diçka
“Gjysmë fjale të më thoshte, tani në mendje them do kisha bërë këtë, atë. Do e kisha hequr nga shkolla, vetëm të më thoshte. Ata erdhën në shtëpi për ngushëllim shokët e klasës e mësuesja e ata thonë nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim. Nuk di si është e vërteta!”
Ata besojnë se çelësi i zbardhjes të së vërtetës është shoqja e vetme e 16 vjeçares.
“Ia kishim frikën TikTok-ut, që u fol kohët e fundit, por ajo s’kishte rrjete sociale. Mësonte nga ora 5 deri në 10-11. Mendojmë se mund të ketë folur për problemin me shoqen e ngushtë të saj po deri tani nuk dimë gjë se nuk e kemi takuar dot”, shprehet mamaja e Irsës.


