Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak ka dhënë një intervistë pasi emri i tij doli në dosjen e Jeffrey Epstein, ku rezultoi se kishte shëmbyer një sërë mesazhesh me pedofilin e dënuar.
Pas publikimit të mesazheve, ai dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico.
“Sinqerisht nuk më kujtohen ato mesazhe. Nuk mund t’i konfirmoj, por as nuk mund t’i mohoj.”-deklaroi ai teksa shtoi se ndihej si “idiot”.
“Por kjo nuk më liron nga përgjegjësia. Unë tregova gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm. Ato mesazhe nuk ishin gjë tjetër veçse ego mashkullore budallaqe në veprim — shaka mashkullore të vetëkënaqura”.
Lajcak shpjegoi se shkoi në Nju Jork në vitin 2017 për të filluar një post njëvjeçar në Kombet e Bashkuara dhe u prezantua me Jeffrey Epstein nga një diplomat i lartë i huaj. Sipas Lajçak, Epstein ishte i njohur gjerësisht dhe u takua me figura të shumta biznesi dhe politike nga SHBA-ja dhe jashtë saj./Radar.al


