Vlerësimi i përballjes Shqipëri-Serbi si “ndeshje fantastike” nga trajneri i futbollistëve serbë, Dragan Stojkoviç, ka irrituar mediat serbe.
Në lidhje me sfidën, traneri u shpreh se nuk kishte parë asgjë armiqësore në stadium. Madje theksoi se përjetoi atmosferë ndeshjeje fantastike.
Ndaj edhe portalet kryesore të mediave që ushqejnë prej kohësh ekstremizmin kundër shqiptarëve, nuk kanë kursyer artikutjt kritikë as ndaj trajnerit të tyre për këto deklarata.
“FJALË QË NUK DUHET TË THUHESHIN! Atmosfera e urrejtjes së paparë ndaj gjithçkaje serbe në Tiranë është gjithçka tjetër përveçse “fantastike”! Piksi, shiko lojtarët në sy! Nëse guxon!”, titullohej artikulli i medias serbe që cilësonte të papranueshme fjalët e trajnerit të përfaqësueses së saj.

LEXO EDHE:
Kombëtarja shqiptare përgatitet për duelin e radhës. Kuqezinjtë nisen drejt Letonisë


