Një turiste ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në Butrint.
Mësohet se 70-vjeçarja nga Holanda ishte me një grup turistësh holandez paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik.
Yvone Boer nuk po ndihej mirë dhe shoqëruesit kanë njoftuar ambulanca për ta dërguar drejt spitalit në Sarandë.
Sipas bluzave të bardha, 70-vjeçarja dyshohet të ketë patur arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë për një ekspertizë mjekësore.


