TIRANË– Paraditen e sotme rreth orës 11:00 ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, si shkak i një arresti kardiak.
Nga njoftimi i policisë mësohet se Bogdani ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel Rogner në Tiranë.
Ish-deputeti ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën dhe Reinartin, si edhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE: Humb jetën nga arresti kardiak ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani


