Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdanit, shkaktoi bujë nëpër rrjet ku politikanë, zyrtarë e mes tyre dhe figura publike të njohura reaguan për këtë ngjarje që tronditi sot kryeqytetin.
Ishte arresti kardiak ai që i mori jetën Bogdanit dhe që hidhëroi shumë njerëz të tjerë, si familjarët ashtu dhe kolegët e tij.
Mes reagimeve të shumta nuk ka munguar as ngushëllimi i këngëtarit të njohur si Stresi, për të cilin e dimë të gjithë që është një “demokrat i çmendur”.
Nëpërmjet një Instastory Stresi shpreh ngushëllimin e tij teksa shkruan: “Humbje e madhe për të gjithë. Ngushëllime familjes, kurrë s’do harrohet kontributi yt. Zoti të pastë afër vetes”. / Radar.al



