Aktorja legjendare amerikane Diane Keaton ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare në Kaliforni. Lajmi është konfirmuar nga revista People, ndërsa familjarët kërkojnë maksimumin e privatësisë. Nuk janë dhënë ende detaje mbi shkaqet e vdekjes.
Keaton u bë e njohur falë bashkëpunimit me Woody Allen, i cili gjithashtu ishte partneri i saj, duke u shndërruar në një nga figurat më ikonike të Hollywood-it. Ajo arriti famën ndërkombëtare me rolin në filmin “Io e Annie” (Annie Hall, 1977), për të cilin fitoi Oscar-in si Aktorja më e Mirë.
Karriera e saj përfshin edhe filma të tjerë të njohur si “Kumbari” (The Godfather, 1972) dhe “Klubi i grave të para bashkëshorteve” (The First Wives Club, 1996), duke lënë një trashëgimi të paharrueshme në kinematografi.
Emri i saj i vërtetë ishte Diane Hall, dhe ajo lindi në Los Angeles në vitin 1946 si më e madhja nga katër fëmijët. Babai i saj ishte inxhinier civil, ndërsa e ëma amvisë, e cila gjithmonë ëndërronte diçka më të madhe për të.
Diane Keaton do të mbahet mend si një ikonë e stilit, talentit dhe karizmës në ekran, e cila ndikoi gjenerata të tëra aktorësh dhe spektatorësh.


