Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

    May 30, 2026

    Një dron goditi një bllok ndërtesash banimi në Rumani, e cila është vend anëtar i NATO-s. Aleanca ushtarake bën Rusinë përgjegjëse. Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, i hedh poshtë akuzat.

    Sipas të dhënave të NATO-s droni, që goditi në një ndërtesë banimi në Rumani, vjen nga Rusia. Këtë ia tha një zëdhënës i NATO-s agjencisë së lajmeve Reuters. Droni ra gjatë natës në një ndërtesë në qytetin Galati. Dy vetë u plagosën. Galati ndodhet jo larg kufirit me Republikën e Moldavisë dhe Ukrainën.

    Thirret ambasadori rus

    Bukureshti si rrjedhojë thirri ambasadorin rus dhe mbylli konsullatën e pergjithshme ruse në Konstancë. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i hedh poshtë akuzat. “Askush nuk mund të thotë, se nga e ka prejardhjen një aparat fluturues, nëse nuk bëhet përpara një ekspertizë”, tha Putini para gazetarëve rusë në Kazakistan. Ka më shumë mundësi, që një dron ukrainasn të ketë devijuar nga kursi, pretendon Putini. Moska është e gatshme për zbardhjen e rastit. Putini kërkoi që mbetjet e dronit t’i dorëzohen Rusisë. Vetëm atëherë Moska mund të pozicionohet në mënyrë objektive për rastin, tha presidenti rus në kuadër të samitit të Unionit Ekonomik të vendeve të hapësirës së Euroazisë në Astana.

    Rumania është pjesë e BE-së dhe e NATO-s. Disa vende anëtare e dënuan këtë incident. Ky tregon “sërish gatishmërinë e Rusisë për përshkallëzim”, shkruan kancelari gjerman Friedrich Merz në platformën X. Gjermania është në anën e aleatëve të NATO-s dhe është e gatshme, “të mbrojë çdo centimetër të territorit të aleatëve.” E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e konsideroi këtë si “shkelje flagrante dhe e rëndë e sovranitetit” të Rumanisë dhe të hapësirës ajrore europiane.

    Vazhdimisht dronë në zonat kufitare

    Që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës në zonat kufitare rumune disa herë janvë zbuluar mbetje të dronëve rusë. Për këtë arsye Britania e Madhe mbështet mbrojtjen ajrore të Rumanisë si partnere e NATO-s me avionët luftarak “Typhoon”. Edhe në shtete të tjera të NATO-s ka pasur shkelje të hapësirës ajrore nga ana e Rusisë, por ka pasur edhe dronë ukrainas./DW

    Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.