Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    Ndeshje vendimtare që përcaktojnë sezonin e kuqezinjve, si është kalendari për Milanin deri në fund

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nard Ndoka sulmon PD-në: Nuk kërkoi standarde por pazar

    June 5, 2025
    Nard Ndoka sulmon PD-në: Nuk kërkoi standarde por pazar

    Nëpërmjet një reagimi të bërë së fundmi në rrjet, demokrati Ndoka ka sulmuar Partinë Demokratike.

    Reagimi i ashpër ndaj të tijëve mësohet të ketë ardhur menjëherë pas vendimit që KAS mori për të hapur kutitë e Tiranës.

    Në reagimin e tij, Ndoka shprehet se opozita rrëzoi vetveten me vetëvjedhje. Sipas tij demokratët nuk kërkuan standarde por pazare.

    Ndërsa demokrati mbyll reagimin e tij me nota ironike duke shkruar: Çlirojuni nga pazari dhe frika e mos u bëni pjesë e mashtrimit të saj.

    Reagimi i plotë:

    Pandora u hap – jo për të çliruar shpresën, por për të nxjerrë në shesh gjithë mashtrimin zgjedhor shqiptar.

    Kutitë e Tiranës do hapen… pas zgjedhjeve, pas manipulimeve, pas emërimeve, jo votimeve.

    Mazhoranca i rrëzoi institucionet si domino, ndërsa opozita rrëzoi vetveten me vetëvjedhje.

    Këto nuk ishin zgjedhje, por një provë gjenerale për diktaturë me ngjyrë pluralizmi.

    Një PD që nuk kërkon standarde, por pjesëmarrje në pazar.

    Një PS që nuk kërkon legjitimitet, por heshtje përballë forcës.

    Një sistem që vetë e prodhuan më 2008, që sot e përdorin si armë kundër çdo rreziku për ndryshim.

     E paralajmëruam atëherë. Në Parlament. Në grevë urie. Me argument dhe me zemër.

    Por kur bashkëpunojnë PS & PD, edhe logjika vetë shpallet e paligjshme.

    Ja ku jemi: të njëjtët emra, të njëjtat justifikime, të njëjtat kutira të mbyllura për shqiptarët, por të hapura për klanet.

    E duan kutinë e Pandorës jo për të gjetur të vërtetën, por për ta varrosur atë.

     E keqja është bërë sistem. Prandaj zgjidhja duhet të jetë sistemike.

    ✅ Proporcional Kombëtar – që qytetari të mos jetë rob i qarkut e shefit.

    ✅ Komisione të depolitizuara – që numërimi të mos jetë kalkulim politik.

    ✅ Votim & numërim elektronik – që çdo votë të peshojë, jo të blihet.

    ✅ Votë online për diasporën – që Shqipëria e largët të mos jetë më jashtë vendimit.

    Kjo është zgjidhja. E dimë të gjithë. Përveç PS-së që sundon, dhe PD-së që fshihet pas hijeve të djeshme.

    Çlirojuni nga mashtrimi, nga pazari, nga frika.

    Mos u bëni pjesë e të keqes duke heshtur përpara saj.

    ”Dhe do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”

     

    Radar.al 

    Nard Ndoka reagimi sulmon PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026

    Rikthimi më i bujshëm? Real Madrid befason me emrin e ri për postin e trajnerit

    April 19, 2026

    Ndeshje vendimtare që përcaktojnë sezonin e kuqezinjve, si është kalendari për Milanin deri në fund

    April 19, 2026

    Të huajt “pushtojnë” bregdetin, apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 mln euro

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.