GREQI– Dy ditë më parë mediat greke raportuan ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur në periferi të Athinës. Zjarret masive dogjën shumë sipërfaqe toke banesa e biznese, ndërsa ka mbetur e vdekur një grua.
Ajo quhet Nadia, me origjinë nga Rusia. Sa i përket fundit tragjik të kësaj gruaje që humbi jetën nga flakët ka folur kolegia e saj.
“Nadia ishte një engjëll. Ajo i donte lulet dhe detin. Ajo më tregonte se si e kalonte kohën në Rusi dhe unë në Kretë ku kisha shkuar për të parë vajzën time. Flisnim shpesh për punën dhe detin”.- ka thënë ajo.
Maria Samata, e cila kujton bisedat e saj të fundit me Nadia Poddubnaya me një zë të thyer nga emocionet, tregon se ka punuar me 65-vjeçaren në mensën e Chalandrio për 19 vitet e fundit. Nadia ishte aty vetëm gjatë turneve të mbrëmjes. Pasi në mëngjes punonte në një dyqan, vendi ku humbi dhe jetën.
Dyqani ku ajo punonte u përfshi nga flakët pasi një pemë që po digjej i ra sipër mbi çati.

Ndërkohë për ngjarjen ka folur edhe pronari i dyqanit ku Nadia ishte e punëuar.
Bëhet me dije se pronari i dyqanit dhe zjarrfikësit kërkuan gjatë gjithë natës për trupin e saj, u përballën me vështirësi për ta nxjerrë atë nga rrënojat.

Ajo u dogj teksa ishte bllokuar në banjon e dyqanit. Siç raportojnë mediat vendase, mësohet se 65-vjeçarja ishte fshehur në banjo duke menduar se mund të mbrohej nga zjarret, por fatkeqësisht nuk ja doli.
Në momentet e saj të fundit, ajo ishte duke biseduar në telefon me një prej kolegëve të saj.
“Thanas, po digjem, mbylle telefonin!”- ka thënë Nadia për herë të fundit.
“Sapo pashë zjarrin, e telefonova dhe e pyeta se çfarë po ndodhte, ajo ishte shumë e frikësuar. Ne nuk e dinim ç’të bënim. Menjëherë vendosëm të shkojmë tek ajo dhe ta shpëtonim, por ishte tepër vonë.’- tha kolegu i saj./KATHIMERINI



