AUSTRALI-Rebel Wilson, një ndër aktoret e njohur australiane është përballur me një moment të frikshëm gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri, komedisë aksion Bride Hard.
Në një intervistë për Access Hollywood, artistja ka rrëfyer lidhur me një incident të paparashikuar e detyroi të ndalonte gjithçka dhe të kërkonte ndihmë mjekësore urgjente.
“Ishte nata ime e fundit në set… dhe pastaj ndodhi.”- tregon ajo.
“Në një skenë përleshjeje, një armë më goditi papritur në fytyrë. Ishte një aksident i vërtetë dhe hunda më është çarë keq.”
Skena në fjalë ishte pjesë e një sekuence luftimi, dhe gjithçka u kthye në kaos kur Rebel u gjend e mbuluar në gjak. Frika për dëmtime të përhershme ishte e madhe.
“U tremba shumë. Erdhi ambulanca menjëherë, por situata kërkonte më shumë se kaq, kishim nevojë për një kirurg plastik. Nëse nuk do ta kishin qepur siç duhet, do më kishte mbetur një shenjë për gjithë jetën.”-shpjegon ajo.
Për fatin e mirë gjithçka shkoi mirë. Mjekët arritën ta qepnin hundën me profesionalizëm dhe sot, sipas Rebel-it, “plaga pothuajse nuk vërehet”./variety/Radar.al
Prej 4 ditësh e zhdukur/ Adoleshentja shqiptare në Greqi dyshohet se është rrëmbyer


