Ish e dashura e Doug Emhoff, bashkëshorti aktual i Kamala Harris, ka folur ekskluzivisht për DailyMail duke pretenduar se ai e goditi atë në fytyrë aq fort sa asaj iu rrotullua boa mbrapsht, teksa ishin në një event të rëndësishëm në vitin 2012 në Francë.
Gruaja, e cila është një avokate e suksesshme në Nju Jork, ka preferuar anonimatin, por vendosi të flasë pasi Emhoff, bashkëshorti i Kamala Harris, mohoi pretendimet përmes një zëdhënësi.
Akuzuesja e Emhoff, të cilën DailyMail.com po e emërton vetëm si ‘Jane’, fillimisht nuk pranoi të komentojë mbi regjistrimin.
“Ajo që është e frikshme për një grua që ka qenë në anën tjetër të historisë, është të shikojë këtë personazh krejtësisht të fabrikuar duke u portretizuar,” tha Jane.
“Ai po konsiderohet si antiteza e asaj se kush është në të vërtetë. Dhe kjo është krejtësisht tronditëse.’
“Ai po pretendon se është një feminist dhe pastaj del me këto akte,” tha ajo. Akuzat e saj për sulmin e paprovokuar, të cilin ajo e raportoi menjëherë pas incidentit, ngre shumë pikëpyetje mbi karakterin e Emhoff, i cili është portretizuar si një bashkëshort ideal dhe mbështetës i grave.
Emhoff dhe Jane u lidhën në vitin 2012 para se të takonte Harris, me të cilën u martua në vitin 2014.
“Unë jetoja në Nju Jork dhe Doug jetonte në Los Anxhelos,” tha Jane. “E takova në Match.com.
“Pas punës një natë e takova për të pirë në një hotel afër Times Square.”
Ajo tha se sjellja e çuditshme e Emhoff u pa menjëherë, kur ai ftoi djalin e tij Cole të bashkohej me ta rreth një orë pas takimit të tyre të parë në mars 2012.
“Ishte një kërkesë e çuditshme për një takim të parë, por gjithashtu u ndjeva keq që djali i tij po shëtiste nëpër qytet duke pritur që babai i tij të përfundonte takimin e tij të Match.com. Kështu që pranova. Në retrospektivë, kur e mendon ky detaj duhet të ishte një flamur i kuq.’
Jane tha se marrëdhënia e tyre përbëhej nga ‘disa muaj intensive’, ku Emhoff diskutonte martesën dhe fëmijët pas vetëm disa javësh njohje.
“Ai më mori në Los Anxhelos në prill [2012]. Në shtëpinë e tij qëndrova një javë. Gjatë gjithë kohës, ai aludonte për martesën dhe për të pasur fëmijë me mua”, tha ajo për DailyMail.com.
“Ai po më mbyste me dashuri. Ai më kapi nga barku dhe më tha se donte më shumë fëmijë.’


