Kim Yo Jong, motra e Kim Jong Un, paralajmëroi Seulin për një “katastrofë të tmerrshme” nëse dronët e Koresë së Jugut kapen duke fluturuar mbi Phenian.
Ajo kritikoi gjithashtu ushtrinë e Koresë së Jugut për përgjigjen e saj ndaj pretendimit të Veriut se dronët e Koresë së Jugut hynë në qiellin e kryeqytetit, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore KCNA.
Të premten, ministria e Jashtme e Koresë së Veriut akuzoi Korenë e Jugut për dërgimin e dronëve në Phenian gjatë natës këtë javë, duke thënë se ndërhyrja kërkonte veprime hakmarrëse, raporton Reuters.


