Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Motra e 42-vjeçarit: Vrasje në bashkëpunim, nuk është vetëm një njeri

    August 12, 2024

    POGRADEC– Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku mbeti i vdekur Egli Proga, motra e 42-vjeçarit të ndjerë ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e vëllait.

    42-vjeçari është dhunuar nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit pasditen e së shtunës (10 Gusht). Jonida Proga ka deklaruar se kur shkuan në urgjencë e ka parë vëllain e saj të shtrirë dhe të masakruar, ndërsa mjekët po bënin tentativat e fundit për ta rikthyer në jetë.

    Sipas asaj në bisedën me policët i thanë se i vëllai ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte humbur jetën, por ajo u shpreh se viktima dallohej qartazi që ishte dhunuar.

    “Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ai ndoshta kishte mbaruar në atë moment, po i bënin elektroshok. Ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet, nuk mund ta kthenin në jetë. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Nuk na kishin thënë që kishte pasur sherr. Mirë që si lexova mediat, kur thuhej që ka qënë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar, se nuk e di si do ta përballoja. I kam hapur mediat shumë me vonesë. Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. Askush nuk thoshte që është bërë një vrasje, që e kanë vrarë dhe e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë hedhur në rrugë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e gjeti vëllain të rrethuar me njerëz, ambulanca u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrihej. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin. (Qan) Egli ishte njeriu më i butë, çuni më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim edhe shteti që ka pritur, që ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai kalonin makinat, nuk ka patur shirita, njerëzit kafe, një njeri i shtrirë aty. Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos të zgjasë duart askush, të mos guxojë askush të bëhet palë, të mos e gënjejë mendja. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më. Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”.-ka deklaruar ajo.

    Lidhur me ngjarjen në pranga ka rënë 29-vjeçari Denis Meçe, i cili sipas banorëve të zonës, duke folur pas kamerave, njihet si njeri problematik në zonë. Ndërkohë është mësuar edhe që është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Goro.

    gjendet i dhunuar 42-vjecari Jonida Proga
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    April 29, 2026

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    April 29, 2026

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    April 29, 2026

    Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron veprime ushtarake ndaj SHBA

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.