Ndërkohë që në Tiranë sot ka qenë dita më e nxehtë, disa zona bregdetare të pjesës jugore të vendit janë përfshirë nga reshje të rrëmbyeshme shiu.
Reshjet e shiut kanë qenë prezente prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit, konkretisht në Himarë, ç’ka ka shkaktuar largimin e pushuesve nga zonat bregdetare.
Stuhi me shi të rrëmbyeshëm ka pasur edhe në zonat e Elbasanit.


