E diela e 15 dhjetorit do të ketë mot me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira si dhe reshje shiu, që do të vijojnë të jenë të herëpashershme gjatë gjithë ditës deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200 metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar.
“Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meterologjik Ushtarak.



