Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    Izraeli kundërshton zhbllokimin e fondeve iraniane, shton presionin ndaj SHBA-së për negociatat me Teheranin

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Mos bini pre e mashtrimeve”/ Policia apel qytetarëve: Kujdes linqet në “WhatsApp”

    December 30, 2025

    TIRANË– Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në aplikacionin e tyre “ËhatsApp” në raste kur vijnë linqe të çuditshme në llogari.

    Ky paralajmërim nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, vjen në kuadër të fushatës mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

    Sipas tyre, këto lloj mesazhesh synojnë marrjen në kontroll të llogarisë personale të përdoruesve të Whatsapp. Policia iu bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, mos japin kode verifikimi apo të dhëna personale dhe gjithashtu të raportojnë në çdo rast të dyshimtë pranë Policisë së Shtetit.

    Njoftim i plotë:

    Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.

    Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

    Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.

    Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:

    • Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;

    • Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;

    • Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;

    • Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

    Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme./Radar.al

    whatsapp
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    June 12, 2026

    Izraeli kundërshton zhbllokimin e fondeve iraniane, shton presionin ndaj SHBA-së për negociatat me Teheranin

    June 12, 2026

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    June 12, 2026

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.