Pas shkarkimit të Ardian Nuhiut, KF Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Orges Shehi si trajner i parë i ekipit bardheblu.
Shehi, i cili u shpall kampion me Tiranën në sezonin 2021/22 dhe fitoi trofe të tjerë kombëtarë, rikthehet këtë herë me mision të qartë: mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar.
Në njoftimin e klubit thuhet:
“Mirësevjen në shtëpi, Orges Shehi! Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues. Historia jonë e përbashkët flet vetë: Titulli kampion, Superkupa e Shqipërisë, një identitet i fortë bardheblu. Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!”
Ky rikthim shënon një kapitull të ri për Tiranën, ndërsa skuadra përgatitet për sfidat e mbijetesës në kampionat.


