Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ministrja Manastirliu: Nxënësit e klasave të katërta do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale

    August 27, 2025
    Ministrja Manastirliu: Nxënësit e klasave të katërta do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale

    Duke nisur nga ky vit shkollor, klasat e katërta do të përfshijnë në kurrikulat e mësimit edhe njohuritë bazë mbi inteligjencën artificiale.

    Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga shkolla 9-vjeçare “Isa Boletini” në Paskuqan, ku pa nga afër laboratorët smart të instaluar në këtë shkollë.

    “Rreth 35 mijë fëmijë kanë mësuar si të kodojnë, por nga ana tjetër jemi duke zhvilluar kurrikulën në TIK dhe kemi miratuar këtë vit kurrikulën e re për klasat e katërta, një kurrikul e cila për herë të parë do të sjellë bazat e njohurive tek nxënësit për inteligjencën artificiale”, tha Manastirliu.

    Ky zhvillim vjen paralelisht edhe me investimet për laboratorët smart, ku deri në vitin 2026 do të jenë të pajisura mbi 600 shkolla në të gjithë vendin. Kjo infrastrukturë do të mundësojë zbatimin e kurrikulës së re jo vetëm në klasën e katërt, por do të ndihmojë në zhvillimin e TIK nxënësit deri në gjimnaz.

    Gjatë vizitës në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini”, Ministrja Manastirliu tha se janë siguruar tekste falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme, të cilët janë në vështirësi ekonomike ose sociale.

    “Jemi duke punuar për shpërndarjen e teksteve falas për të gjitha nivelet e arsimit bazë, por edhe për gjimnazet ku janë 16 kategori, rreth 12.500 nxënës të gjimnazeve të cilët përfitojnë librat falas falë mbështetjes së qeverisë. Në total janë 236 mijë nxënës të cilët mbështeten përmes programit të mbështetjes së librave falas për çdo vit”, tha Manastirliu.

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit nënvizoi se në fokus të punës janë nxënësit dhe mësuesit, duke forcuar integrimin e teknologjisë në lëndë të ndryshme duke siguruar që nxënësit të rriten me aftësi digjitale.

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu Nxënësit e klasave të katërta do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.