Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ministrja Koçiu për protestën e opozitës: Molotovi dhe dhuna nuk janë politikë, ky është sabotim kombëtar

    February 20, 2026
    Kredi me zero interes, Koçiu: Kemi hapur programin e dytë për 45 kuota, përfitues edhe infermierët

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot përmes rrjeteve sociale për protestën e opozitës, e cila u shoqërua me hedhje fishekzjarrësh dhe molotov drejt policisë dhe institucioneve.

    Në postimin e saj, Koçiu e përshkroi situatën si “një shfaqje të shëmtuar” dhe një “skenografi të vjetër me tym dhe flakë”, duke e cilësuar protestën si një përpjekje për të zëvendësuar fjalën me dhunë dhe maskat që fshehin “turpin”. Ajo theksoi se një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska apo dhunë, dhe se mbështetja e popullit vjen përmes votës, jo me “bandën e huliganëve me pagesë”.

    Ministrja u shpreh se të djegësh institucione ose të sulmosh Policinë e Shtetit nuk është politikë, por vandalizëm dhe krim. Ajo kritikoi protestën si një veprim kundër stabilitetit, sigurisë së qytetarëve dhe imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, duke e quajtur “sabotim kombëtar”.

    Koçiu përfundoi mesazhin duke paralajmëruar protestuesit për pasojat e veprimeve të tyre, duke theksuar se Shqipëria nuk është më ajo e vitit 1997 dhe se dhuna nuk mund të prezantohet si “ndjenjë lirie”.

    REAGIMI I PLOTË

    Po e shohim përsëri. E njëjta shfaqje e shëmtuar, e njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni. Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin.

    Le ta themi troç, pa asnjë dorashkë: Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë.
    Kush ka të drejtë, ka mbështetjen e popullit, jo bandën e huliganëve me pagesë. Kush ka ide, ka votën. Por kur kutia e votës të është kthyer në në makthin tënd më të madh që prej dy dekadash, atëherë e vetmja rrugë është dhuna si streha e fundit e paaftësisë.

    Të thërrasësh shqiptarët të bëhen mish për top për marrëzinë tënde personale, ndërkohë që ata ta kanë dhënë përgjigjen me votë rresht për 20 vite, është kulmi i pafytyrësisë politike.

    Ata thonë se kjo është një protestë qytetare? Cili qytetar i këtij vendi do të shihte qytetin e tij të digjej? Të djegësh institucionet nuk është politikë, është vandalizëm. Të godasësh Policinë e Shtetit nuk është trimëri, është krim.

    Kjo nuk është një protestë kundër qeverisë. Kjo është një protestë kundër Shqipërisë që punon, kundër stabilitetit, kundër sigurisë së çdo familjeje dhe kundër imazhit të një vendi që sot respektohet në çdo tryezë ndërkombëtare.

    Ky nuk është opozitarizëm, ky është sabotim kombëtar nga ata që Shqipërinë e duan vetëm nëse mund ta kenë si pronë private, përndryshe duan ta shohin në flakë.

    Dhe nesër, kur të dilni për të përgënjeshtruar turpin tuaj të sotëm e për t’ua shitur shqiptarëve dhunën si “ndjenjë lirie”, mendohuni mirë. Mendohuni dy herë, sepse Shqipëria nuk është më as ajo e 97-ës dhe as ajo e rrëmujës suaj mendore.

    Albana Koçiu opozita protesta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.