Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Keir Starmer largohet nga drejtimi i Britanisë: Ky është fundi i karrierës sime politike

    Ministri Salla në Pogradec: Nisi procesi i rrallimit të rasateve të koranit autokton në Ekonominë e Linit

    Çarje në mure, zhurma misterioze dhe më pas katastrofa! Shembet pallati në Valencia, banorët shpëtojnë për mrekulli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ministri Salla në Pogradec: Nisi procesi i rrallimit të rasateve të koranit autokton në Ekonominë e Linit

    July 15, 2026

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi Ekonominë e Linit në Pogradec, ku nisi procesi i parë i rrallimit të rasateve të koranit autokton, një fazë teknike thelbësore në ciklin e riprodhimit artificial dhe mbarështimit të kësaj specieje për ripopullimin e Liqenit të Ohrit.

    Gjatë vizitës, Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij procesi për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit.

    “Në Ekonominë e Linit realizohet një nga programet më të rëndësishme për ruajtjen e koranit autokton, duke siguruar ripopullimin e Liqenit të Ohrit dhe mbështetjen e peshkimit artizanal, njëkohësisht me mbrojtjen e një pasurie të çmuar natyrore të vendit,” u shpreh ministri.

    Procesi i rrallimit siguron zhvillimin optimal të rasateve dhe rrit normën e mbijetesës së tyre, duke përmirësuar rezultatet e programit të riprodhimit artificial.

    Prodhimi i këtij viti arrin në rreth 2 milionë rasate, të cilat do të përdoren për pasurimin e rezervës peshkore të Liqenit të Ohrit, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbështetjen e peshkimit artizanal, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës.

    Ministri Salla theksoi se rritja e vazhdueshme e prodhimit është tregues i përmirësimit të eficiencës teknike, menaxhimit të procesit të riprodhimit artificial dhe kushteve të mbarështimit, duke garantuar një program gjithnjë e më të suksesshëm për ruajtjen dhe shtimin e koranit autokton në Liqenin e Ohrit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Keir Starmer largohet nga drejtimi i Britanisë: Ky është fundi i karrierës sime politike

    July 15, 2026

    Ministri Salla në Pogradec: Nisi procesi i rrallimit të rasateve të koranit autokton në Ekonominë e Linit

    July 15, 2026

    Çarje në mure, zhurma misterioze dhe më pas katastrofa! Shembet pallati në Valencia, banorët shpëtojnë për mrekulli

    July 15, 2026

    Richard Gere në qendër të debatit, filmi i ri me aktoren 48 vjet më të re ngjall reagime

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.