Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ministri gjerman: Rusia po bëhet gjithnjë e më kërcënuese

    September 29, 2025

    GJERMANI– Rusia po bëhet “kërcënim gjithnjë e më i madh” për NATO-n, tha të hënën ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

    Pistorius e tha këtë gjatë një vizite në Poloni dhe Lituani, në një kohë kur tensionet janë të larta në krahun lindor të aleancës ushtarake, për shkak të shkeljeve ajrore nga dronët rusë. Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Pistorius tha se Moska po “teston aleatët e NATO-s me një shpeshtësi dhe intensitet në rritje”.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po “përpiqet me qëllim ta minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane”, theksoi Pistorius.

    “Ai kërkon t’i provokojë shtetet anëtare të NATO-s. Ai dëshiron t’i ekspozojë dobësitë brenda aleancës sonë”, nënvizoi ai.

    Por, NATO-ja ka “reaguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unitet, vendosmëri dhe maturi”, shtoi ministri gjerman.

    “Ne nuk do të biem në kurthin e Putinit të përshkallëzimit të vazhdueshëm. Po ruajmë gjakftohtësinë duke qëndruar të palëkundur dhe të vendosur”, theksoi ai.

    Përkrah Pistoriusit, në forum ishin të pranishëm edhe ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, dhe homologu i tij estonez, Hanno Pevkur, si dhe komisionari Evropian për Mbrojtje dhe Hapësirë, Andrius Kubilius.

    Pistorius pritet gjithashtu të bisedojë për të ardhmen e marrëdhënieve të Ukrainës me Evropën në bisedime të nivelit të lartë në kryeqytetin polak.

    Bisedimet vijnë disa javë pasi dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.

    Incidenti u pasua nga shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s në Rumani dhe Estoni.

    “Kur është e nevojshme, forcat e NATO-s janë të gatshme, ashtu si avionët e aleatëve tanë në Baltik që u ngritën dhe shoqëruan avionët rusë jashtë hapësirës ajrore të Estonisë”, tha Pistorius.

    Duke folur në këtë konferencë, kryeministri polak, Donald Tusk, tha se lufta e Rusisë në Ukrainë është pjesë e një projekti politik për nënshtrimin e popujve të tjerë.

    “Kjo luftë është edhe lufta jonë”, deklaroi Tusk.

    “Nëse e humbim këtë luftë, pasojat do të ndikojnë jo vetëm mbi gjeneratën tonë, por edhe mbi brezat e ardhshëm në Poloni, Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër në botë.” shtoi ai./REL

    Boris Pistorius ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë nato
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    April 28, 2026

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    April 28, 2026

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    April 28, 2026

    Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.